Basha: Pezullimi i vizave për Kosovën, jo rruga e duhur për dialog

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Emanuel Macron për pezullimin e regjimit të vizave për Kosovën, në rast se kjo e fundit nuk pranon planin frako-gjerman.
Sipas Bashës, penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog.

Postimi i plotë…

“Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për ti dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

Europa nuk mund të vazhdojë të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur me 24 shtator dhe as të mbyllë sytë përballë përgjegjësisë së Serbisë, presidenti i të cilës sfidon hapur, duke refuzuar sanksionet ndaj Rusisë dhe duke u shfaqur në krah të Vladimir Putin.

Skenarët për destabilizimin e gjithë rajonit janë para syve të çdokujt, ndaj është i domosdoshëmi angazhim maksimal Euro-Atlantik në dialogun Kosovë-Serbi, për zbatimin e planit Franko-Gjerman dhe përmbylljen me një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke.

Si kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Europë tani është koha që 4 vendet e mbetura të NATO-s ti hapin rrugë anëtarësimit të Kosovës në Aleancë duke nisur me përfshirjen në Partneritetin për Paqe”,

SHKARKO APP