FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andi Bejtja: Opozita minimumi të kërkonte transparencë për afganët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur pro strehimit të afganëve në Shqipëri. Për të Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime, e si pasojë lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë SHBA-së. Analisti Andi Bejtja thotë se opozita të paktën të kërkonte transparencë. Ai shkuan në rrjete sociale se opozita duhet të kishte kërkuar informacione në këtë rast në mënyrë që të dinim të gjithë se çfarë mund të ndodhte.

Postimi i plotë

Opozita, minimumi i minimumit në rastin e afganëve të kërkonte transparencë, që ta kishim të gjithë të qartë çfarë ka ndodhur dhe çfarë mund të ndodhë, të kërkonte respektimin e procedurave demokratike në vendimmarje. Fundja fundja, të bëjë atë për të cilën ekziston: Ruajtjen e Demokracisë dhe kur nuk bën as këtë, normal që do shtohen zyrtarët amerikanë që do të thonë që zgjedhjet e 25 Prillit ishin më të ndershmet në historinë e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?