Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën s’ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e Sali Berishës, i cili tha se me “Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”. Ish-kreu i PD-së, Basha ironizon duke thënë se nëse me Ramën nuk paska zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?
Postimi i plotë
Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!
Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rakomandimet e OSBE/ODHIR?!