Basha: Rama, diarre verbale për ekonominë

 

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama në lidhje me ekonominë e vendit.

Basha tha se ‘Rama bëri një diarre verbale për 59 minuta’, ndërsa theksoi se në vend ka një gropë të madhe financiare.

Sipas tij, njerëz pranë qeverisë dhe financues të fushatave elektorale po pasurohen ndërkohë që po futen në burg të pamundurit.

“Shqipërisë këtë vit i mungojnë plot 231 milionë dollarë nga Doganat dhe Tatimet. Kjo është e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave” – tha Basha.

Ai ngriti pyetjen se ku kanë shkuar paratë e vjedhura gjatë muajit të luftës kundër informalitetit.

SHKARKO APP