Basha: Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë për mediat se sot Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
“Sot Edi Rama u shfaq si njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. As Ramiz Alia nuk është sjellë kështu në fund të pushtetit. Me qëndrimet që ka mbajtur sot kuptohet që Edi Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit që u nënshkrua në prani të ndërkombëtarëve”,- tha Lulzim Basha.
Kreu i PD-së tha se kjo marrëveshje kishte bazë konsensusin dhe plotësimin e një kushti për hapjen e negociatave me BE. “Në këtë marrëveshje qendrore ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore dhe do të plotësonte një kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”,- tha Basha.
Kreu i PD tha se qëllimi i Edi Ramës nuk janë listat e hapura, por ndalimi i koalicioneve. Ai tha se ata që janë në Kuvend nuk përfaqësojnë askënd në Kuvend.
“Diskutimi sot nuk është për listat e hapura, diskutimi është për ndalimin e koalicioneve, e cila ka qenë një e drejtë e sanksionuar në gjithë zgjedhjet në Shqipëri. Sot ranë edhe dorezat edhe maskat”,- tha kreu i PD.
Kryedemokrati deklaroi se opozita nuk është kundër debatit të sistemit, por jo në fazën aktuale dhe jo si një vendimmarrje e një grupi njerëzish. “Ne jemi të hapur për të diskutuar për sistemin, por jo me Balla-opozitën, jo në dy javët e fundit të korrikut. Për këtë duhet të vendosin shqiptarët, me referendum, nëse duan një sistem mazhoritar të hapur apo proporcional”,- tha kreu i PD-së.
Basha ka deklaruar sot se Edi Rama për më shumë se 1 muaj e gjysëm ka kërkuar pazar në tryezën e negociatave. Duke folur para gazetarëve, Basha deklaroi se Rama për shumë kohë ka sjellë mesazherët e tij, duke kërkuar pazar, për të hequr koalicionet. “Ti kryeministër dhe unë president, vetëm të heqim koalicionet parazgjedhore”, ishte mesazhi që Edi Rama i ka dërguar për më shumë se 1 muaj e gjysëm kreut të opozitës Lulzim Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/384240022555356/
Lexoni edhe..
- BE kundër Ramës, Varhelyi: Reforma zgjedhore vetëm sipas marrëveshjes së 5 qershorit
- Balla: Grupi i PS mbështet ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare
- Rama sot kërkon lista. Një javë më parë deklaronte: Kanë probleme, dëmtojnë demokracinë
- Çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun dhe perspektivën evropiane
- Reforma Zgjedhore, Dule: Mazhoranca do që ta shkallmojë
- PAA: Të eleminohet çdo vonesë apo deformim për miratimin e Reformës Zgjedhore