Basha shuan shpresat e Sali Berishës: Mundësia që Edi Rama të pranojë qeveri teknike është zero
”Ka zero shanse që kryeministri Edi Rama të pranojë qeveri teknike”,- tha Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp. Qeverinë teknike ka disa javë që e kërkon Sali Berisha, që sipas tij do të garantojë që në zgjedhjet e 2025, shqiptarët të votojnë të lirë. “Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Opozita për arsye që dihen dhe i kemi bërë subjekt të konferencave nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike. Ky është një iluzion për të hequr vëmendjen nga një gjë shumë e rëndësishme”,-tha Basha.