Basha: S’ka burg që e tremb Klevis Balliun
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha foli nga Korça për arrestimin e ish-deputetit Klevis Balliu. Kreu i PD-së mendon se Balliu është arrestuar me urdhër politik.
“Dua t’ju përcjell sot përshëndetjet e deputetit Klevis Balliu, i cili mbahet sot në arrest politik me urdhër të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe zagarëve të tij politikë: Sandër Lleshaj, Ardi Veliu dhe kriminelit në krye të Policisë së Tiranës. Mbahet në burg me urdhra të drejtpërdrejt politikë ndaj prokurorëve të kapur e të nënshtruar. Mbahet për të vetmin faj se kur me urdhër të banditëve iu vërsulën nënave dhe baballarëve që po mbronin shtëpitë e tyre, i spërkatën me gazin djegës dhe lotsjellës, Klevis Balliu ndodhej në krahun e qytetarëve për t’i mbrojtur nga dhuna. Ky është krimi i vetëm i Balliut, se është në krahun e qytetar”, deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

