Basha: Suzanna Shkreli, e para shqiptaro-amerikane e nominuar për në Kongresin e SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve që jetojnë në SHBA të votojnë Suzanna Shkrelin, si të paren shqiptaro-amerikane që është dominuar për në Kongresin Amerikan.

Basha i ka uruar suksese Shkrelit dhe thotë se prania e saj në Kongresin amerikan është krenari për çdo shqiptarë kudo që jeton.

Statusi i plotë i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dashur miq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptarët e Amerikës ia kanë dalë që zëri i tyre të dëgjohet në vendin më të madh të demokracisë dhe lirise. Me pasion e dashuri për ceshtjen kombetare ata kanë bërë që cështjet e rëndësishme të kombit tonë të dëgjohen e të marrin mbështetje. Kanë mbështetur kongresmenë e senatorë në zona të ndryshme elektorale dhe këta të fundit e kanë marrë pranë zemrës çështjen shqiptare.

Në vijim të kësaj tradite të mirë, uroj që bashkekombasit tanë të mbështesin zonjushën Suzanna Shkreli. Ajo është e para shqiptaro-amerikane që është nominuar për Congressëoman në SHBA.

Suzanna Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro–amerikanët. I ftoj te gjithe shqiptarët e Amerikës e ju bej thirrje ne veçanti demokratëve por dhe cdokujt tjeter, të ndihmojnë me çdo mjet, jo vetëm duke e votuar atë në Distriktin 8 të Miciganit ku ajo kandidon, por edhe me mbledhje fondesh nga zona të tjera.

Suzanna Shkreli përfaqëson çdo shqiptaro-amerikan në SHBA dhe nderon çdo shqiptar anë e mbanë globit. Ne jemi krenarë për Suzanën dhe i urojmë çdo sukses!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?