Basha: Të shpallet gjendja e emergjencës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt jugut ku ka nisur të vizitojë banorët në zonat e përmbytyra.

Kreu i demokratëve ka qëndruar fillimisht në Darëzezë, e cili është edhe zona më e prekur nga përmbytjet.

Lulzim Basha ka urdhëruar strukturat e PD-së që të ndihmojë sa munden banorët dhe sot ata kanë shpërndarë ndihma për banorët e përmbytur.

Gjithashtu Basha tha se  situata është kritike dhe se banorëve nuk u ka ardhur asnjë për t’i ndihmuar, teksa ka kërkuar të shpallet gjendja e emergjencës.

"Nëse qeveria do t’u vinte në ndihmë banorëve kjo situatë s' do të kishte ndodhur", u shpreh Basha.

Ndërkohë PD ka akuzuar qeverinë edhe më parë se i ka lënë banorët në mëshirë të fatit dhe se nuk ka vepruar me efikasitetin e duhur në këtë situatë të rëndë. Në përditësim..

SHKARKO APP