Basha thotë se PS nuk do ketë votën e tij për Amnistinë Penale
Lulzim Basha ka paralajmëruar se ditën e nesërme nuk do jenë në Parlament, ku edhe pritet të kalojë amnistia penale. Nga Kuvendi zgjedhor i PD në degën e Paskuqanit, Basha u shpreh se në çastin më të fundit futën dispozitat për amnisti penale ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar, ndërsa për qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre nuk do të amnistohen. Ai u shpreh se nuk mund të kthehen në patericë e qeverisë.
“Shikoni çfarë ka ndodhur dje. Në çastin e fundit kanë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata që janë kapur në flagrancë me tendera korruptive, të shpëtojnë njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve duke kërkuar ulje dënimi për politikanët e korruptuar.
Ndërsa njerëzve që u kanë rënë në qafë, për njerëzve që u kanë zaptuar pronat, për protestuesit që u ngritën për të drejtat nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona, që këtyre që u shkatërrove jetën ndal koston e ndjekjes penale.
Të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetarë për SPAK, GJKKO ndaj nesër nuk do jemi në parlament, sikundër kam shpresën që askush nuk do të guxojë të kthehet në patericë që në parlament duan të falin shokët e tyre në korrupsion, duan të ndalin hetimin e pasurive të zyrtarëve që nuk i kanë deklaruar pasuritë e dyshimta”, tha Basha.