“Bashkë kundër trafikimit”, forcim marrëdhënieve mes bashkëmoshatarëve

”Bashkë kundër Trafikimit”, ka qenë tema e diskutimit nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi përfaqësuar nga Aidana Hyka, e cila mori pjesë aktivitet me temë “Bashkë kundër Trafikimit” organizuar nga Qendra Sociale “Murialdo” në qytetin e Fierit. Në fjalën e saj, koordinatori i qendrave komunitare, Elvi Daka falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe duke shprehur rëndësinë e gjithsecilit prej nesh për të parandaluar këtë fenomen.

Këtë organizim e përshëndeti gjithashtu edhe përfaqësuesja e Zyrës Rajonale e KMD Fier, Aidana Hyka që shpjegoi rolin dhe përgjegjësinë e kësaj zyre të re për të pranishmit të cilët do të kenë akses për çdo nevojë që do të kenë në kuadër të mbrojtjes nga diskriminimi. Gjithashtu, ky event u ndoq edhe nga shumë pjesëmarrës të tjerë dhe fëmijë që aksesojnë qendrën në këtë orar si dhe nga të rinj të komunitetit rom dhe mesazhi u shpërnda në një numër të konsiderueshëm.

”Forcimi i marrëdhënieve mes bashkëmoshatarëve ishte një tjetër nga qëllimet e këtij aktiviteti. Të qenurit bashkë në një ambient me bashkëmoshatare të etnive të ndryshme është një nga modelet më pozitive për të thyer diskriminimin dhe paragjykimet që ekzistojnë”. Ky aktivitet u mbështet nga Terre des Hommes dhe Qendra Sociale Murialdo në kuadër të projektit IRMA, Qendra rinore Epoka e Re dhe të rinj të qytetit të Fierit.

SHKARKO APP