Bashkëpunimi doganor Shqipëri-Itali, lehtësohen procedurat për bizneset italiane

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, bashkëpunimi me shteteve fqinje është mëse i nevojshëm. Lehtësimi dhe thjeshtëzimi i procedurave doganore për bizneset italiane që zhvillojnë aktivitet ekonomik me vendin tonë do të ndikojë në rritjen e shkëmbimit të mallrave, por edhe të veprimtarisë së tyre.

Këto ishin temat kryesore që diskutuan gjatë një takimi të Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli me Atasheun Tregtar në Ambasadën Italiane në Tiranë, Serafino Stajano dhe Drejtoreshën e Zyrës për Tregtinë me Jashtë (Italian Trade Agency – ITA), Elisa Scelsa.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi rritjen e bashkëpunimit dhe diskutimit të shumë çështjeve që kompanitë italiane kanë me sistemin doganor, ku shkëmbimi i informacioneve do të ndikojë në përmirësimin e punës së Administratës Doganore.

SHKARKO APP