Bashkëpunimi gjyqësor me BE, Marku pret në zyrë kreun e Eurojust
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku takoi në zyrën e saj, Zëvendës Presidentin e Eurojust Filippo Spiezia.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm Gjyqësor me shtetet anëtare të BE. Kryeprokurorja Marku e njohu Spiezia-n me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.
Zëvendës Presidenti i Eurojust nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësine shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e çështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kerkoi Prokurores të Përgjithshme të vazhdonte përpjekjet e saj për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019.
Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust, për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin eurojustdhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
KOHA JONË SONDAZH

