Bashkëshortja e Tony Blair, nesër në Tiranë

Cherie Blair bashkëshortja e ish-kryeminsitrit Britanik dhe këshilltarit të qeverisë Rama, do të jetë nesër në Tiranë.

Vizita e saj në kryqytetin shqiptart vjen vetëm pak ditë pas lajmit në gazetat britanike për fitimin e një kontrate për të përfaqësuar qeverinë shqiptare në një çështje arbitrazhi.

Bëhet fjalë për padinë e ngritur nga kompania amerikane Rapiskan për kontratën e ndërprerë nga qeveria shqiptare për skanimin në dogana.

Cherie Blair është ftuar nga ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të referuar në aktivitetin me temën “Rritja e rolit drejtues të grave në jetën politike, publike, në media e biznes – Fuqizim i gjithë shoqërisë”.

Në këtë bashkëbisedim janë të ftuara te marrin pjesë gra të cilat kanë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike e publike, në fushën e biznesit dhe të medias, duke evidentuar se rritja e rolit drejtues të grave është një shtysë për fuqizimin e gjithë shoqërisë, ndërsa takimin do e përshëndesë Kryeministri Edi Rama.

Por vizita e Cherie Blair vjen edhe në një kohë kur mediat në Britani po flasin për një divorc të mundshëm me ish-kryeminsitrin Blaer, i cili aktualisht është keshilltar i Kryeministrit Rama.

SHKARKO APP