Bashkia do iu prishë dyqanin, familja nga Librazhdi ngujohet me shishe benzine në duar: Do digjemi

Një familje në Librazhd është ngujuar brenda dyqanit me të cilin ushqehen prej vitesh, pasi bashkia kërkon ta prishë.

Bëhet fjalë për një kioskë të gazetave të cilën bashkia ka vendosur që ta prishë.

Në shenjë proteste familja e cila ka të vetmen mundësi për të nxjerrë bukën e përditshme, janë ngujuar brenda duke mos lejuar policinë që të prishë kioskën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prindërit bashke me dy fëmijët kanë marrë në duar shishë benzine dhe kërcënojnë se do të digjen nëse do iu prishet dyqani. Bashkia e Librazhdit nuk ka reaguar akoma, për këtë akt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke pretenduar se kishte të gjitha dokumentacionin ligjor për biznesin me të cilin siguron jetesën, kryefamiljari kërcënoi me vetëflijim duke lyer kioskën me benzinë si dhe duke mbajtur në dorë nga një shishe me benzinë, ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët.

Aqif Rruplli: “Nuk kam çfarë të humbi më. A jetohet me 65 mijë lekë të vjetra në muaj? Cfarë  duhet ti them vajzës unë, shko prostitutë ti të paguash shkollën? Janë të gjitha faturat e paguara rregullisht”

Rruplli pretendon se ka të gjithë dokumentacionin, vendimet nga bashkia Librazhd dhe këshilli bashkiak për vendqëndrimin e kioskës ku prej 7 vitesh familja shet gazeta dhe siguron bukën e familjes.

Po kështu ai thotë se është pagues i rregullt i taksave.

Ai kishte vendosur përpara kioskës disa postera ku i drejtohet deputetit të zonës Taulant Balla dhe kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë pasi sipas tij po bëhet padrejtësi.

“Bashkia Librazhd (Kaçi) të merr taksat bukën dhe shpirtin” shkruhet me shkrim dore në një prej tabakëve të bardhë ku kërkohej ndërgjegjësim.

Kërkon ndihme nga kryeministri

Të ardhurat e vetme të kësaj familjeje janë kjo kioskë dhe një asistencë prej 6 mijë lekësh të reja në muaj.

Aqif Rruplli: “Kur e kam marrë unë në 2014 ka qenë tokë shtetërore, tani figuron mbivendosje. Dikush këtu do që unë të largohem. Atëherë më gjeni një vend tjetër ku të futem. Unë dua të jetoj. Edhe frymën do të ma merrni?! Zoti kryeministër, unë nuk dal prej këtu pa ardhur një përfaqësues i juaji”

Pasi historia u bë publike në Ora News, bashkia vendosi të shtyjë prishjen dhe të gjejë zgjidhje për konfliktin e krijuar./Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?