Bashkia e Beratit vijon projektet për mbështetjen e bujqësisë e fermerëve

Në vijim të Programit të mbështetjes për Bujqësinë, nëpërmjet Drejtorisë së Bujqësisë dhe Bordit të Kullimit, pas përfundim të sezonit të ujitjes për vitin 2016 , Bashkia Berat ka bërë të mundur për herë të parë pastrimin e disa kanaleve ujitëse, investime këto nga fondet e Bashkisë, të cilat bëjnë të mundur ujitjen e një territori të madh tokash bujqësore në disa zona të Bashkisë se re.

Për here të parë është bërë pastrimi i kanalit ujitës Gjeroven-Starovë që furnizohet me ujë nga rezervuari i Gjerovenit me gjatësi 7 km. Është pastruar kanali ujitës Starovë – Remanicë me gjatësi 6.3 km ku përfituan ujitje 150 ha tokë. Është realizua për herë të parë pastrimi në të gjithë gjatësinë e tij të kanalit ujitës në fshatin Ullinjas me gjatësi 4.2 km i cili mbuloi me ujitje rreth 70 ha tokë.

Gjithashtu është kryer mirëmbajtja e kanaleve ujitëse në Lapardha, Orizaj, Otllak duke bërë të mundur plotësimin e nevojave të fermerëve me ujë për ujitje. Bashkia Berat ka investuar në kanalin ujitës ne fshatin Bilçë me vlerë 74,325,513.00 lek i cili është në fazën përfundimtare të punimeve. Janë duke vazhduar punimet për pastrimin e kanaleve kullese me mjetet që Bashkia ka në dispozicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përfundimit të pastrimit te kanaleve kulluese më problematike në Njësinë Administrative Velabisht, ku u bë i mundur kullimi i 120 ha toke, po punohet në fshatin Orizaj, ku deri me tani janë pastruar 3 km kanal kullues nga të cilët realizohet kullimi dhe eliminohet përmbytja e 45 ha tokë bujqësore. Në vijim,pastrimi i kanaleve kulluese do të vazhdojë në fshatin Lapardha e Moravë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?