FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkia e Elbasanit nis dezinfektimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve kundër koronavirusit

Në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Bashkia Elbasan ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit te qendrat ditore. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në këto qendra, do t’u dërgohet ushqimi në banesa.

Në kuadër të masave parandaluese gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarë evitoni qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Evitoni panikun, ky është thjesht një virus që kërkon më shumë higjienë dhe kujdes. Për çdo simptomë të ngjashme me ato të koronavirus, qëndroni në shtëpi dhe telefononi 127”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?