Bashkia e Korçës kundër shqiptarëve: Goran Bregovic një këngëtar i madh, nuk anulohet koncerti

Edhe pse artistët shqiptarë dolën kundër dhe nuk do të marrin pjesë, Bashkia Korçë nuk do ta anulojë koncertin për Festën e Birrës, ku do të këndojë edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Bashkia ka deklaruar se gjithçka është mbyllur dhe Bregovic do të këndojë në këtë koncert

Lajmin e ka bërë të ditur për ”Kallxo.com”, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë e cila e ka quajtur një këngëtar të madh Bregovic. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.

“Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare. Bashkia e Korçës refuzon të përfshihet në një debat që tenton të politizojë Festën e Birrës. Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombetarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?