Bashkia e Shkodrës ofron 250 shtretër dhe trajtim për familjet e prekura nga tërmeti

Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga kryebashkiakja demokrate Voltana Demi njoftoi se po ndjek në vazhdimësi, me dhimbje e shqetësim situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.

Prej më shumë se 24 orëve, MZSH Shkodër bashkë me Ushtrinë Shqiptare dhe organizmat e tjera vendase e të huaja që kanë ardhur për të ndihmuar, është pjesë e grupeve të kërkim- shpëtimit, në një betejë kundër kohës për të shpëtuar jetë njerëzore.

Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion të familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit, të gjitha kapacitetet e veta akomoduese në konviktet në administrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga dita e djeshme, njoftoi ky institucion, janë në gatishmëri 250 shtretër ndërsa marrim përsipër trajtimin ushqimor, mbështetjen psiko-sociale, shërbimin shëndetësor dhe asistencë nga stafet tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?