Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:34 Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa bashki të Qarkut Shkodër. Situata më problematike paraqitet në Fushë-Arrëz,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 20 rrugë të sigurta pranë shkollave

Aktualitet E shtunë, 30 Dhjetor 2023 13:13
Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 20 rrugë të sigurta pranë shkollave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkia e Tiranës do të ndërtojë 20 rrugë të sigurta pranë shkollave në qytet gjatë vitit 2024. Modeli i Tiranës për rrugët e sigurta të shkollave, ndryshe të njohura si ‘Rrugët për Fëmijët’ apo ‘Streets for Kids’, vë në zbatim ndryshime të thjeshta projektimi të rrugës, që lehtësojnë shumë kohën e hyrje-daljes në shkollë për nxënësit dhe prindërit e tyre, ulin shpejtësinë e makinave në mënyrë drastike dhe shtojnë sasi thelbësore hapësire të re publike të përshtatshme me kushtet klimatike dhe të aksesueshme gjatë gjithë orëve të ditës.

“Fëmijët kalojnë më shumë kohë në shkollë se kudo tjetër, përveçse në shtëpitë e tyre. Në momentin që donim të ndërmerrnim një nismë radikale për sigurinë e fëmijëve në qytet, shkollat janë vendi më logjik nga mund t’ja nisim. Jemi shumë krenarë të ndërtojmë këtë trashëgimi për çdo fëmijë të Tiranës për dekada të tëra në vijim”, tha Kryetari Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Investimi është një përshkallëzim i programit që ka nisur qysh në 2020. Organizata jo-fitimprurëse Qendra Marrëdhënie, e bazuar në Tiranë, bashkërendoi përpjekjen për projektimin, ndërtimin dhe studimin e 10 rrugëve provë nëpër shkolla në qytet me fonde nga donatorë të huaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

30 rrugë të sigurta shkollash në fund të vitit 2024 do të përfaqësojnë 40% të gjithë shkollave të qytetit dhe do të prekë drejtpërdrejt 25,000 nxënës, shtojë rreth 8,000 metër katror hapësirë publike të mbrojtur brenda nëpër lagje, duke ofruar zona të sigurta loje dhe pushimi për mijëra banorë të Tiranës në një hapësirë në distancë prej më pak se 5 minutash nga shtëpia. Programi paraqet një angazhim mbresëlënës nga një administratë që ka ndërtuar qartësisht një reputacion ndërkombëtar si qytet lider “miqësor ndaj fëmijëve” në botë.

Mund t'ju interesojë

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

Para 1 minute
SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Para 4 minutash
Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Para 7 minutash

Fillimisht të testuara në Bolzano në Itali në 1989, rrugët e sigurta të shkollave kanë fituar popullaritet prej pandëmisë së shkaktuar nga Covid-19 për shkak të efikasitetit, kostos së ulët dhe përmirësimeve të menjëhershëm në sigurinë e fëmijëve e njëkohësisht kontributin kuptimplotë në hapësira publike cilësore. Të tjera qytete Evropiane janë shembull në programet e rrugëve të sigurta të shkollave, si programi i Barcelonës “Protegim les Escoles,”, “Strade Scolastiche” në Milano, dhe “Rues aux Écoles” në Paris.

Simon Battisti, drejtor ekzekutiv tek Qendra Marrëdhënie, tha: “Rrugët për Fëmijët është një nga programet më efektive në botë, për shkak të ndryshimit madhor drejt priorizimit të këmbësorëve dhe sidomos fokusit tek fëmijët e vegjël dhe kujdestarët e tyre. Rrugët e shkollave janë një pjesë e rëndësishme e përpjekjes së Tiranës për të qënë një vend më i shëndetshëm për të rritur fëmijë. Qytetet kudo në botë mund të mësojnë nga ajo që ka arritur Tirana në 8 vitet e fundit. Jemi duke parë frytet e kësaj pune dhe është vërtet ndryshim historik.”

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, që drejton programin nga ana e qytetit, znj. Anuela Ristani, theksoi rëndësinë e ofrimit të alternativave për të lëvizur në qytet për banorët. “Rrugët tona janë të ngarkuara dhe kur pyet qytetarët se përse ndodh kjo, përgjigja është gjithmonë e njëjtë: ‘Shqiptarët i duan shumë makinat e tyre.’ Në të vërtetë nuk është ky rasti. Jam e sigurtë se për shumicën e njerëzve makina është mundësia më e rehatshme dhe kjo duhet ndryshuar. Projekte si ‘Rrugët për Fëmijët’ na tregojnë se ky ndryshim jo vetëm është i mundur, por edhe i menjëhershëm. Në të njëjtën kohë duhet të shtrojmë pyetjen se kush i nget këto makina. E dimë se më shumë se 70% e shoferëve në Tiranë janë burra. Dimë se fëmijët nën 18 nuk mund të ngasin makinën dhe se shumë pak të moshuar e bëjnë këtë. Rrugët e programit tonë të shkollave janë tregues i zhurmshëm i asaj që sakrifikojmë duke zgjedhur t’i kthejmë në vendparkime në vend që t’i përdorim këto hapësira të përbashkëta tejet të çmuara për njerëzit.”

Rrugët për Fëmijët do të zhvillohet për tre vitet në vijim me qëllim mbrojtjen e çdo shkolle fillore të Tiranës deri në vitin 2026.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore
Para 1 minute

Moti i keq shkakton dëme në Shkodër, probleme me energjinë dhe bllokime në akset rrugore

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike
Para 4 minutash

SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi
Para 7 minutash

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 16 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.