Bashkia e Tiranës: Këshilli Bashkiak të mos rrisë çmimin e biletës

Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak ruajtjen e strukturës aktuale të çmimit të biletës, pra mos ndryshim të saj.

"Bashkia e Tiranës, duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, rritjen e taksave dhe çmimeve nuk mund të ngarkojë qytetarët me kosto shtesë të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në përkeqësimin e cilësisë së jetës së tyre", thuhet në reagimin e bashkisë.

Duke njohur dhe vlerësuar vështirësitë e operatorëve të transportit publik qytetës, përsa i përket rritjes së kostove për njësi-shërbimi, Bashkia e Tiranës gjykon që zgjidhja e këtyre problemeve duhet të adresohet duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme të cilat në bazë të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar janë kompetencë e qeverisë: subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas; ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik; heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Tiranës u kërkon operatorëve të transportit publik të ndërmarrin masa të menjëhershme për rikthimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Në të kundërt, ne do të ndërmarrim masat, siç parashikohen në marrëveshjen kontraktuale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?