Bashkia e Tiranës: Lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në Tiranë janë FAKE NEWS

Lajmi se qytetarët që vijnë në Tiranë do të paguajnë taksë është i pavërtetë. Përmes këshilltarit për median, Renato Kalemi, Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj lajmit të pavërtetë të përhapur dje nga disa media, duke sqaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, që ndihma e qeverisë përmes granteve për kryeqytetin të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës.

“Në dëgjesën e djeshme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për projekt-buxhetin e vitit 2020, i ftuar edhe në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, siç e kanë edhe kryeqytete të tjera në Europë (Roma apo Prishtina p.sh), që Tirana të trajtohet ndryshe nga grantet që qeveria jep për bashkitë. Pra, ndihma e qeverisë për Tiranën të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës. Kjo deklarate u keqkuptua qëllimshëm nga disa media. Ndaj, Bashkia e Tiranës gjen rastin të sqarojë qytetarët e saj dhe opinionin publik, se të gjitha lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në Tiranë janë të PAVËRTETA dhe një FAKE NEWS i sajuar nga pronare mediash gjobëvënëse dhe keqinformuese!”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

SHKARKO APP