Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bashkia e Tiranës marrëveshje me ”Raiffeisen Bank”. Veliaj: Studentët veprime falas dhe kosto të reduktuar

Aktualitet E enjte, 17 Tetor 2019 13:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtohet gama e shërbimeve dhe produkteve që studentët e pajisur me kartën studentore do të përfitojnë falas apo me tarifa të reduktuara. Krahas shërbimeve në institucionet publike dhe private, si kinema, teatro, muzeume, dyqane të ndryshme kancelarish etj, studentët do kenë mundësi që edhe shërbimet në banka t’i marrin me tarifa zero ose me tarifa të reduktuara ndjeshëm. Bashkia e Tiranës dhe “Raiffeisen Bank” nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet së cilës i jepet mundësia të rinjve që kanë një kartë studenti të marrin shërbime pa komisione ose me tarifa të favorshme në gjithë rrjetin e kësaj banke.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi “Raiffeisen” për gatishmërinë që ka treguar për të bashkëpunuar që në momentet e para të emetimit të kartës së studentit, ndërsa theksoi se shërbimet që ofrohen nga kjo bankë do jenë të vlefshme edhe në rrjetin e saj jashtë vendit. “Do të ofrohen shërbime me tarifa zero për hapjen e llogarive rrjedhëse, për të marrë një kartë debiti etj. Unë besoj se për të gjithë studentët që kanë shuma të vogla dhe ku përqindjet e bankave hanë pak nga ajo shumë e vogël që një student menaxhon në tarifat e veta mujore, kjo ulje dhe zerimi i këtyre tarifave nga “Raiffeisen” është jo vetëm një gjest bujar, por një ndihmë e jashtëzakonshme, sidomos për prindërit që dërgojnë të ardhura, por edhe për studentë që nesër me një kartë Raiffeiseni do të udhëtojnë si studentë të Erasmus dhe logon e famshme të zezë me të verdhë të “Raiffeisen” do ta shohin në shumicën e kryeqyteteve të Evropës”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai bëri të ditur se qëllimi i kësaj marrëveshje është që t’i pajisë studentët me kulturën e nevojshme të mënyrës se si funksionon sistemi bankar, si dhe të nxisë ekonominë formale nëpërmjet bankave. “Mezi pres që studentët përveç se të fitojnë përqindjet e uljeve, të marrin edhe kulturën e të bërit biznes dhe të bërit të një llogarie, e të mbajturit të një bilanci, e të kuptuarit se si funksionon sistemi bankar, si funksionojnë përqindjet, si funksionon bursa, si nesër pastaj nga klientë-studentë mund të jenë klientë – familjarë të rinj për të marrë një kredi të butë që prapë e bëjmë me “Raiffeisen” dhe kemi ndihmuar qindra familje të reja, post-universitare, kur kanë filluar një punë dhe krijuar një familje për të marrë shtëpinë e tyre të parë”, shtoi kryebashkiaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës vijon të përmbushë detyrimet që lindin nga Pakti me Universitetin, si sa i përket prodhimit të Kartës së Studentit, ashtu edhe me rikonstruksionin e konvikteve. “Unë e kuptoj që në çdo përpjekje për të bërë mirë ka edhe një dozë populizmi, ka njerëz që thonë: Karta e Studentit s’më jep për shtëpi më të lirë. Shtëpitë më të lira për studentët quhen konvikte, që tashmë janë të subvencionuara nga Bashkia dhe janë me çmim më të ulët për ata që duan një shërbim strehimi më të lirë, kurse për të gjithë shërbimet e tjera është karta studentore e cila ofron ulje të jashtëzakonshme dhe falë “Raiffeisen” sot fuqizohet në një mënyrë të paimagjinueshme”, tha Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 27 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 32 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 59 minutash

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris vlerësoi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës ndërsa theksoi se marrëveshja i shërben gjeneratës së ardhshme. “Në këtë kartë do kenë ulje në organizata të ndryshme, do kenë një paketë falas në bankën tonë, për të mësuar sesi funksionon një bankë. Unë e di që gjenerata e re nuk është si ne, ata nuk duan të shkojnë nëpër degët e bankave, kështu që do të kenë më pak kontakte me sportelin, pasi do të përdorin byzylykët, telefonat dhe gjithçka që ofrojmë për aplikimet digjitale. Ne jemi shumë krenarë si Raiffeisen për bashkëpunimin me bashkinë, kemi bërë një sërë projektesh dhe do vijojmë të bëjmë edhe shumë projekte të tjera në të ardhmen”, tha Christian Canacaris.

Etiketat e lidhura

Bashkia e TiranesRaiffeisen Bank
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 16 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 18 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 27 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 32 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.