Bashkia e Tiranës: Marrin zgjidhje kërkesat e banorëve në rrugët “Shaban Bardhoshi” dhe “Hamdi Cinojmeri”

Kombinati, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i një viti më parë i është nënshtruar një transformimi të plotë, njofton bashkia Tiranë.

Krahas procesit të rindërtimit të banesave të reja, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna dhe për ndërtimin e rrugëve në zonat më skajore të njësisë Nr 6.

”Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për ndërtimin dhe përmbylljen e kanalit në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, një kërkese e hershme e banorëve të kësaj zone duke i dhënë zgjidhje përfundimtare. Paralelisht puna po vijon dhe për sistemimin e rrugës “Hamdi Cinojmeri”, ku do të vendosen tombinot pas pastrimit të kanaleve dhe do të kryhet asfaltimi në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?