Bashkia e Tiranës, Medalje Mirënjohje për atleten Luiza Gega

Bashkia e Tiranës i dha sot Medaljen e Mirënjohjes nënkampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega.

“Në rastin e Luizës kjo nuk është metaforë! I dhamë Medaljen e Mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës nënkampiones tonë të Europës në atletikë, e cila na bëri të gjithëve krenarë. Rrugë të mbarë e suksese kampione! #Rio2016”, shkruan Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Luiza Gega, nënkampionia e Evropës, do të mbajë flamurin shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016” që do të zhvillohen nga data 5 deri 21 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?