Bashkia e Tiranës ndërton kryeqytetin e së ardhmes, aty ku jeta gumëzhin gjatë 24 orëve
Pas transformimit të Sheshit “Skënderbej” dhe ndërtimit të Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e Bulevardit “Zogu i Parë”, e cili do të jetë një zonë e transformuar me stola, shatërvane, fasada me dekorime, vendqëndrime biçikletash, etj. Gjithashtu do të ngrihet një infrastrukturë e re e nëndheshme (ujërat e zeza, ujërat e bardha, rrjeti elektrik), do të bëhet vendosen shatërvane, sheshe, vende parkimi dhe trotuare, mbjellje bimësh dhe gjelbërim sipas florës vendase.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot e projektit, duke treguar se si do të rehabilitohet bulevardi, ndërsa u kërkon qytetarëve mirëkuptim për qarkullimin e automjeteve.
“Nisi puna për transformimin e Bulevardit “Zogu I”. E gjithë zona do të ketë jo vetëm një pamje të re, por edhe: një impuls ekonomik; fasada të rehabilituara; lulishte të vogla. P.s Kujdes! Qarkullimi në rrugët “Urani Pano”, “Asim Vokshi”, “Dervish Hatixhe”, “Ferit Stermasi” dhe “Maliq Muço” do të jetë i kufizuar”, shkruan Veliaj.