Bashkia e Tiranës ndihmon 19 mijë familje me paketa ushqimore e shërbime

Në këto ditë të vështirë si pasojë e pandemisë COVID-19, janë rreth 19 mijë familje që janë ndihmuar nga Bashkia e Tiranës.

Falë këtij angazhimi, janë dorëzuar 17 931 paketa ushqimore/detergjentë në familjet në nevojë dhe atyre të të moshuarve dhe jo vetëm një herë.

Ndërkaq, shërbimet e tjera përfshijnë blerje medikamentesh, për 409 familje, si dhe shërbim katering në banesë çdo ditë për 150 të moshuar të vetmuar.

Gjatë këtyre ditëve të karantinës për shkak të koronavirusit, janë ndihmuar 20 persona në situatë rruge, të cilët janë sistemuar pranë Strehës Tiranë, e cila qendron e hapur 24 orë.
Qindra vullnetarë po ndihmojnë përditë gjyshe, gjyshër, familje në nevojë me pako ushqimore.

SHKARKO APP