Bashkia e Tiranës nismë për t’i shndërruar bibliotekat e lagjeve në inkubatorë teknologjikë
Së shpejti, 4 biblioteka të Bashkisë Tiranë do të pajisen me pajisje teknologjike! Bibliotekat “Musine Kokalari”, “Hamit Beqja”, “Misto Treska” dhe “Aleksandër Moisiu”, së shpejti do të shndërrohen në hapësirat e preferuara edhe për të apasionuarit pas TIK.
BiblioTech është një nismë e Bashkisë Tiranë,mbështetur nga UNICEF, me qëllim shndërrimin e bibliotekave kryesore të kryeqytetit në inkubatorë teknologjikë. Bibliotekat publike në Tiranë, duket se po kthehen në tendencë për qytetarët e të gjitha grupmoshave.
Falë Bashkisë së Tiranës, ato që dikur ishin shndërruar në kafene dhe pika bastesh, brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Veliaj i janë rikthyer komunitetit.