Bashkia e Tiranës në një investim gjigand në Farkë në shërbim të fermerëve dhe qytetarëve

Bashkia e Tiranës nuk ndalon në investimet në shërbim të qytetarëve. Së fundmi në një gjetje interesante dhe fitimprurëse për qytetarët e Tiranës dhe fermerëve të krejt zonave përreth kryeqytetit, Erion Veliaj projektoi idenë e një tregu të ri ushqimor jashtë qytetit.
Qytetarët do ti marrin produktet ushqimore, pas ndërtimit të këtij tregu ushqimor, më lirë dhe me të sigurta.
Dhe sot Veliaj sëbashku me ministren karizmatike dhe simpatike të bujqësisë, Frida Krifca, ishin në Farkë për të parë punimet e këtij supër tregu ushqimor.
Pas takimit kryebashkiaku Veliaj shkruan në facebook:
“Me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, në tregun e ri ushqimor në Farkë.
Një investim i domosdoshëm për të gjithë fermerët e fshatrave të Tiranës, që thyen monopolin e privatit dhe u jep mundësi, si tregtarëve, ashtu edhe qytetarëve, që t’i shesin dhe blejnë produktet ushqimore me çmime shumë herë më të lira”- përfundon kryebashkiaku i Tiranës që tashmë ka marrë mandatin e PS dhe komunitetit për të kandiduar edhe në zgjedhjet e vitit 2023, e ku duket se fitorja do ti buzëqesh, paçka se opozita nuk e ka nxjerrë kandidatin e saj.

SHKARKO APP