Rikthehet pas dy vitesh “Nata e Bardhë”, ja zonat ku do të ketë aktivitete

Pas dy vitesh mungesë në kryeqytet rikthehet tradita e Natës së Bardhë.

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj njoftoi përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Twitter se pas dy vitesh, fillimisht prej tërmetit e më pas prej pandemisë, Nata e Bardhë do të mbahet në gjashtë lokacione të ndryshme.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe ish-Parku Rinia janë zonat ku është planifikuar zhvillimi i këtyre aktiviteteve.

SHKARKO APP