Bashkia e Tiranës rindërton palestrën e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”

Bashkia e Tiranës vijon aksionin e saj për riparimin e të gjitha objekteve arsimore, për t’i bërë gati për vitin e ri shkollor. Me nisjen e sezonit të ri arsimor, nxënësit e shkollës “Emin Duraku” do të kenë gati palestrën e re dhe një sistem funksional ngrohjeje.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se palestra do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve gjatë orëve të mësimit, por pasditeve do të qëndrojë e hapur edhe për banorët e njësisë 5.

Veliaj: Tirana sot është shumë më e madhe, çka do të thotë se kemi shkolla në fshat të cilat, për herë të parë pas 25 vitesh, po shohin investime nga bashkia, por besoj që, në hapësira të tilla, ku kemi investuar një palestër moderne, e cila mbas orëve të mësimit do t’i shërbejë edhe komunitetit të njësisë 5, një zonë me një dendësi shumë të madhe ndërtimi dhe pa hapësira të mjaftueshme, është një lajm i mirë për komunitetin, qoftë për ata që i shpien fëmijët e tyrë në këtë shkollë, por edhe për ata që do t’i përdorin këto ambiente pas mësimit, kur projekti i shkollave komunitare të hapet për gjithë Njësinë 5.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj tha se në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës është parë e arsyeshme të bëhet një shpërndarje më e mirë e nxënësve dhe e mësuesve nëpër shkolla, duke siguruar cilësi dhe standarde të njëjta. Ai bëri të ditur se nxënësit do të shkojnë pranë shkollës më të afërt me vendin e banimit të tyre, si një masë tjetër për të shmangur fluksin dhe mbingarkesën në disa shkolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj: Do t’u lutesha prindërve të Tiranës që të kenë parasysh se në çdo shkollë ofrohet shërbim cilësor dhe të mos këmbëngulin për t’i përqendruar nxënësit vetëm në ato pak shkolla në qendër të Tiranës. Nxënësit do të shkojnë në shkollën më të afërt të zonës së tyre të banimit, pra aty ku janë rezidentë. Kësisoj na mundësojnë një shpërndarje sa më proporcionale në të gjithë Tiranën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?