Bashkia e Tiranës: Shpëtuam dy arushë
Bashkia e Tiranës ka shpëtuar dy arushë të vegjël që abuzoheshin për qëllime fitimi duke i strehuar në Kopshtin Zoologjik. Ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj që ka dhënë lajmin.
“Strehuam në Kopshtin Zoologjik të Tiranës dy arushë të vegjël, të cilët kishin rënë pre e abuzimit. Faleminderit stafit të APR-së dhe ISHMP-së që i shpëtuan atyre jetën. Respektoni njerëzit, kafshët dhe çdo lloj forme jete”, shkruan Veliaj në FB.
Vetëm pak javë më parë, Daily Mail shkruante për arinjtë që përdoreshin për argëtim nga restorantet shqiptare duke i lënë në gjende të mjeruar. Të paktën këta dy arushë të vegjël shpëtuan nga duart e abuzuesve.
KOHA JONË SONDAZH

