Bashkia e Tiranës vendos çezma të reja te Parku i Liqenit
Disa çezma të reja janë vendosur pranë liqenit artificial në Tiranë.
Qytetarët nuk do të kenë nevojë të blenë shishe me ujë, pasi mund të konsumojmë ujë nga çezmat e vendosura.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social “FacebooK” kërkoi nga qytetarët që të ruajnë investimet, pasi vetëm me punë dhe kujdes do të ketë një qytet më të mirë.
Veliaj: Mjeshtrat tanë të Agjencisë së Parqeve instaluan çezma të reja. Të gjithë ata që duan të freskohen e shuajnë etjen apo pastrohen pas një loje janë të shërbyer me ujë të pastër, të pijshëm e të rrjedhshëm 24/7. Lutemi t’i mirëmbajmë e t’i përdorim me kulturë!.
KOHA JONË SONDAZH

