Bashkia e Tiranës vendos vijëzimet dhe sinjalistikë të re nëpër shkolla

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga fillimi I vitit të ri arsimor, gjithçka duke se është gati. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit si punimeve brenda shkollave, ashtu edhe në mjedisin pranë tyre.

Duke shfrytëzuar orët e vona të mbrëmjes, ekipet e punës së Bashkisë së Tiranës janë kujdesur edhe për sigurinë e nxënësve duke plotësuar me vijëzimet dhe sinjalistikën e nevojshme në rrugët pranë shkollave.

“Gati për shkollë! Përveç infrastrukturës së brendshme të shkollës, ekipi po kujdeset edhe për sigurinë e nxënësve jashtë saj. Sinjalistikë e re te gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe në të gjitha shkollat e tjera të Tiranës për një vit sa më të mbarë shkollor”,- shkruan Veliaj.

SHKARKO APP