Bashkia e Tiranës vijon dorëzimin e pakove ushqimore për familjet në nevojë dhe të moshuarit (Foto)

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme shpërndarjen e ndihmave dhe pakove ushqimore për familjet në nevojë, në këto kohë të vëshira për vendin për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Kryebashkiaku i Tiranës ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” disa foto, ku shihen punonjësit e Policisë Bashkiake duke dorëzuar pakot ushqimore tek familjet në nevojë dhe të të moshuarit në zonën e Bregut të Lumit.

Teksa përsëritet apeli për të moshuarit që të mos dalin nga shtëpia në këtë periudhë të vështirë për shkak të koronavirusit, Bashkia e Tiranës thekson se do të vijojë shpërndarja e ndihmave ushqimore në çdo zonë të Tiranës.

SHKARKO APP