Bashkia e Tiranës vishet me ngjyrat e flamurit amerikan, Yuri Kim falenderon Veliajn

Bashkia e Tiranës është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan në shenjë solidarizimi pasi vendi ka numrin më të madh të të infektuarve në të gjithë botën. “Yje dhe vija, bashkia e Tiranës. Shumë prej nesh, jetuan, studiuan, bënë miq dhe familje në SHBA. Kemi dhimbje ndërsa shohim numrin dhe luftën e jashtëzakonshme që po kalojnë miqtë tanë amerikanë, si vendi më i prekur nga koronavirusi. Le ta fitojmë këtë, të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar Veliaj. Këtë gjest e ka falenderuar ambasadorja Yuri Kim, duke theksuar se pandeminë do ta kapërcejmë së bashku. ”Faleminderit, Kryetar i Bashkisë Erion Veliaj dhe të gjithë miqtë shqiptarë për miqësinë dhe solidaritetin tuaj. Do ta kapërcejmë këtë së bashku”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?