Bashkia Kamëz: Prioritet yni Personat me Aftesi te Kufizuar
“Bashkia Kamëz ka pasur dhe ka gjithnjë prioritet përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe në 3 mandatet e Xhelal Mziut janë shtruar me qindra kilometra rrugë në territorin e Kamzës dhe këtë vit prioritet është Njësia Administrative Paskuqan, ku veç rrugës kryesore do të bëhet edhe rikualifikimi i Qendër-Babrrusë. Jo vetëm qytetari Xhevair Deda, por çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit është dëshmitar i përmirësimit të dukshëm të infrastrukturës veçanërisht rrugore nga viti në vit.
Prandaj, në përgjigje ndaj letrës së qytetarit Deda, person me aftësi të kufizuara, duam të sqarojmë që prioriteti ynë kryesor dhe i vetë kryebashkiakut Mziu është të jemi pranë kësaj shtrese në nevojë, kryesisht në lehtësirat e krijuara në përgatitjen e paketës fiskale të votuar në Këshillin Bashkiak, duke i përjashtuar nga disa taksa dhe tarifa vendore si dhe nuk u kanë munguar edhe shpërblimet e dhëna nga Bashkia. Qytetarit Deda, z. Mziu i ka dhuruar edhe një laptop si ndihmë ndaj tij. Sa i përket kërkesës për shtrimin e rrugës, Bashkia Kamëz ka gati projektin, por e ka të pamundur financimin këtë vit buxhetor dhe shpreson që qeveria të financojë këtë investim që do të ketë impakt social për qytetarin Deda dhe banorët e zonës”.
KOHA JONË SONDAZH

