Bashkia Kolonjë pa kryetar? Erion Isai rikthehet në një spektakël humori

”Fitoi” zgjedhjet pa kundërshtarë në garë. Njëri tyre është edhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili ka zgjedhur që t’i përkushtohet profesionit të tij në fushën e artit. Edhe pse është i zgjedhur si kryetar Bashkie, Isai ka vendosur që jetën e tij ta ndajë në dy qytete, Tiranë dhe Ersekë.

Edhe pse në mënyrë të habitshme, ai ka zgjedhur ti japë rëndësi pasionit të tij të vjetër, humorit. Kryebashkiaku është punësuar pranë një programi humori tek ”ABCNews”, me emrin “Kosherja”.

Emri i tij shfaqet në fund të përfundimit të programit mes skenaristëve të tjerë. Ndryshe nga programi i “Portokallisë”, ku Isai ishte aktor, këtë herë ka zgjedhur të jetë skenarist. Në një kohë që do të rendet për të shkruar skenare, punën si kryebashkiak si do ta bëjë?

SHKARKO APP