FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bournemouth i shkakton një humbje të hidhur Arsenalit kryesues në Premier League

Një ditë zhgënjyese për Arsenal, që u mposht 1-2 në shtëpi nga Bournemouth në javën e 32-të të Premier League.

Takimi i zhvilluar në Emirates Stadium nisi me ritëm të lartë nga miqtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 17-të me anë të Eli Kroupi. Londinezët reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 35-të, kur Viktor Gyökeres realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë solli një tjetër goditje për vendasit. Në minutën e 74-t, pas një kundërsulmi të shpejtë, Evanilson asistoi për Alex Scott, i cili shënoi golin e fitores me një goditje të saktë brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht humbjes, Arsenali mbetet në krye të renditjes me 70 pikë, por diferenca me ndjekësit mund të ngushtohet. Manchester City, që ka dy ndeshje më pak, ndodhet përkohësisht 9 pikë larg dhe do të përballet të dielën me Chelsea në një sfidë të rëndësishme për garën e titullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Bournemouth ngjitet në kuotën e 45 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e nëntë dhe duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?