FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkia Lezhë miraton qiranë për 160 familje

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar dhënien e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për 160 familje banesat e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, është shprehur se, kjo është faza e parë e familjeve që do të trajtohen me bonus qiraja, pasi procesi po vazhdon. Ai ka garantuar se brenda kësaj jave do të përfundoje vlerësimi përfundimtar i objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

“Duhet të kuptojmë se ne nuk mund të operojmë mbi personat që janë qiraxhinj, por vetëm ata që kanë banesën dhe ata që janë në banesa shtetërore, aplikohet. Këtu shpërndarja është mikse, pallatet e reja si konstrukt nuk na kanë rezultuar se janë të pabanueshme, port banesa të ndryshme brenda pallateve kanë shembje të mureve të brendshme,prandaj janë trajtuar me bonus qiraje. Operatori që ka bërë pallatin do të riparojë hyrjet atëherë do të rikthehen në banesat përkatëse. Mendoj se për pak ditë do të mbledhin këshillin për miratimin e shembjes së disa objekteve. Zgjidhje me të shpejtë se bonusi i qirasë, se pjesa më e madhe do të përballohet nga qeveria. Ne po operojmë me qeverinë që të hyjmë në fazën e shembjes dhe rindërtimit të disa objekteve, ku po u them hapur prevalon hapur pallati ’88”, ka deklaruar Ndreu.

Në fund vendimi është miratuar për çmimin e qirave sipas vlerës së tregut. Familjeve të prekura nga tërmeti në Lezhë do t’ju paguhet qiraja deri në rindërtimin apo rikonstruksion e banesave që janë dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?