Bashkia Lezhë paralajmëron qytetarët: Në datën 29 pritet të ketë përmbytje

Bashkia Lezhë, me anë të një njoftimi të fundit bën me dije se duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00 deri në orët e para të mëngjesit, priten reshje të shumta shiu. Kjo bazuar nga të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik.

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e reshjeve që do të bjerë, do jetë e lartë. Bashkia shton ndër të tjera se Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gadishmëri gjatë natës, për të ndërhyrë në çdo rast problematik.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia Lezhë lidhur me të dhënat e marra nga Shërbimi Meteorologjik, ju bën me dije se pasnesër mbrëma, duke gdhirë data 29 rreth orës 1:00 deri në orët e para të mëngjesit priten reshje të shumta shiu!

Swiss Digital Mobile Reklama

Parashikohet që të ketë furtunë dhe përmbytje, pasi sasia e shiut që do të bjerë do jetë shumë e lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?