Bashkia masakroi portokallet e rralla, Boçi: Rrugë unike, e dënuan me zhveshje (FOTO)

Në Elbasan ka nisur puna për zgjerimin e rrugës ‘28 Nëntori’, ku janë prerë disa portokalle shumë të rralla, të cilat do të zëvendësohen me pemë të tjera dekorative. Banorët e kësaj rruge kanë shprehur pakënaqësi për prerjen e portokalleve, duke e cilësuar një masakër.

Lidhur me këtë situatë, denoncim ka bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit. Luciano Boci, shkruan në facebook se kjo skemë është e tepërt.

Më tej ai ka shtuar se:”Një copëz rrugë nga më uniket dhe pse jo më të bukurat në Shqipëri, me portokalle dekorative. E dënuan me zhveshje, e rrëzuan përtokë, me një të rënë të sëpatës, sikur të ishte “e përdalë”! Kishte brenda saj simbolikë tradicion dhe paksa histori. Mund të duket e ekzagjeruar, por sot mu duk sikur më prenë një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë sime. Jo vetëm mua”.

Swiss Digital Desktop Reklama

14469724_1803531806557331_2136534393461853155_n

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?