Bashkia nis vendosjen e sinjalistikës, Veliaj: Respekt këmbësorëve

Bashkia e Tiranës ka nisur vijëzimet dhe vendosjen e sinjalistikës së duhur nëpër rrugët e kryeqytetit.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, u ka kërkuar qytetarëve respektimin e sinjalistikës, duke thënë se jeta vjen e para. Këtë gjë e ka bërë me dije përmes statusit të rrjetit social “Facebook”.

“Kolegët tanë të DPN2 punojnë çdo ditë për të pajisur me vijëzimet dhe sinjalistikën e duhur rrugët e qytetit. Respektoni këmbësorët, shpejtësia në qytet 30km/h, jeta është e para”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtij muaji, bashkia po merret edhe me riparimet nëpër shkolla për të qënë gati në datën 1 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?