Bashkia, parking të ri pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

 

Pas ndërtimit të parkingut para stadiumit “Qemal Stafa”, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një tjetër parkingu pranë Stadiumit Dinamo, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e tij.

Parkingu u ri do të ketë një kapacitet prej 113 vendesh mes të cilëve është paashikuar edhe edhe ndërtimi i vendeve të posaçme për personat me aftësi të kufizuara.

Burime nga bashkia bëjne me dije se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët, e cila është përcaktuar edhe me vendim të këshillit bashkiak, do të jetë 100 lekë për orë. Sakaq, të ardhuruat nga parkimi do të shkojnë në kuadër të investimeve të tjera në kryeqytet si dhe do të ketë më teper korsi biçikletash në qytet.

Parkingu do të jetë në dispozicion të qytetarëve të Tiranës brënda një periudhe të shkurtër kohore.Shkak për këto nisma të ndërrmara është bërë mungesa e parkingjeve në kryeqytet. Fillimisht puna nisi me ngritjen e parkingut përpara stadiumit “Qemal Stafa”,ku para dy javësh iu nënshtrua rikonstruksionit, ndërsa tani funksionon si parking publik me pagesë.

Po ashtu, Bashkia ka nisur punën edhe për ndërtimin e një parkingu të madh në zonën e njohur si Stacioni i Trenit. Parkingu do të jetë me 400 vende. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se do të ndërtojë një rrjet parkingjesh, sepse nevojat e kryeqytetit në këtë drejtim janë shumë të mëdha.

SHKARKO APP