Bashkia: Policia në mbrojtje të ndërtimeve pa leje

Bashkia e Tiranës akuzon policinë se është vënë në mbrojtje të ndërtimeve pa leje.

Sipas Bashkisë, policia ka shoqëruar inspektorët e INUV të cilët kanë ndaluar një ndërtim pa leje.

“Komisariati nr. 6 është vënë në mbrojtje të një ndërtimi pa leje në rrugën ‘Misto Mame’. Policia është vënë në mbrojtje të ndërtimeve pa leje, të miqve të pushtetit. Kanë shoqëruar inspektorët e INUV”, thuhet në reagimin e Bashkisë. Më tej ky institucion shprehet se do të kallëzojë penalisht shefin e Komisariatit 6 për shpërdorim detyre.

SHKARKO APP