Bashkia pranon gabimin, tregtari në Kuçovë fiton të drejtën
Gjendja e vështirë ekonomike, e cuan Spiro Suli, baba e tre fëmijëve, në tentativën për tu vetëflijuar. Ky vendimim i tij, ka si shkak papunësinë por si rrallë herë, pasi rasti u bë mediatik, sot sipas burimeve konflikti i tij me Bashkinë e Kuçovës mori zgjidhje.
Dje Spiro Suli, në gjendje të rënduar psikologjike, qëndroi për një orë brenda automjetit i lyer me benzinë, ndërsa në dorë mbante një letër dhe shkrepëse.
Kërkesa e tij, ishte që Bashkia të reagojë për bllokimin e aktivitetit, edhe pse pavarësisht se zotëronte licencë për ta ushtruar. Përfaqësues të Bashkisë së Kuçovës u mblodhën gjatë ditës për të shqyrtuar rastin dhe ndëshkuan përgjegjësin e bashkisë që i bllokoi aktivitetin 43-vjeçarit.
“Për personat përgjegjës të problemit do të merren masa administrative përkatëse, në zbatim të kodit të procedurave. Sigurisht që tregtari do të vazhdojë normalisht punën ashtu siç përcaktojnë dhe ligjet përkatëse”, tha Thoma Nano, drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave.
KOHA JONË SONDAZH

