Bashkia Tiranë i përgjigjet shqetësimit të prindërve te Bashkëqeverisja, shton stafin e edukatorëve 

Në platformën e bashkëqeverisjes adresohen jo thjesht dhe vetëm ankesa personale, por edhe në funksion të një komuniteti që ka nevojë për zgjidhje.
Një rast i tillë u prezantua sot nga Kryeministri Rama në takimin e tij javor me qytetarët që gjejnë zgjidhje në këtë platformë.
Një zonjë nga Tirana kishte shqetësimin që dy fëmijet e saj binjakë shkonin në një kopësht të Bashkisë Tiranë me 50 fëmijë, por me një numër të pamjaftueshëm edukatorësh.
Pas ineteresimit të zonjës në platformën e Bashkëqeverisjes, Bashkia e Tiranës e trajtoi cështjen në kohën e duhur dhe stafi u shtua.
“Sot ka një raport normal mes numrit të fëmijëve dhe numrit të edukatorëve. Falenderoj zonjën duke e ftuar që të jetë e pranishme në javën e ardhshme”, tha Kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?