Bashkia Tiranë rikonstrukton rrjetin e kanalizimeve në tre zona të kryeqytetit
Aktualitet E Mërkurë, 6 Shtator 2023 11:31
Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar Rrjetin e Ri të Kanalizimeve në Bulevardin e Ri, Rrugën “Siri Kodra” / “Karl Gega”.
Grupet e punës kanë bërë të mundur zëvendësimin e rrjetit të vjetër, i cili shkaktonte probleme në rrjetin KUZ me rrjetin e ri.
Ky investim i jep zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj rruge, por njëkohësisht eleminon humbjet e shkaktuara në rrjet nga amortizimi.