Bashkia Vlorë paralajmëron përmbytje nesër: Kini kujdes në këto zona!

Bashkia e Vlorës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët, sa i përket ditës së diel.

Nisur nga parashikimet meteorologjike të cilat parashikojnë përgjatë ditës së nesërme reshje shiu me intensitet të lartë, Bashkia Vlorë ju ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë vigjilencë si dhe të mos parkojnë makinat në disa prej rrugëve të qytetit.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Swiss Digital Mobile Reklama

👉 Meteorologët parashikojnë se nesër, ditën e diel më datë 8 dhjetor, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.

➡️ Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

➡️ Bëni kujdes, mos parkoni automjetet 🚗🚙 në zonat me risk të lartë si:

👉  “Albano&Romina”

👉 Biblioteka Publike

👉 Pranë Kishës Orthodhokse

👉 Në “Skelë” te dykalimshi

👉 Shkolla “Halim Xhelo”

➡️ Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

📌 Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut 🌧️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:

📱NUMRAT E TEL: 128, 129

✅  FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

✅ INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

✅ FACEBOOK: Bashkia Vlorë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?