Bashkimi i PD-së, Shehi tregon formulën

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nuk e sheh zgjidhjen e çështjes së PD-së në gjykatë, por përmes kompromisit mes dy palëve dhe duke i dhënë sinjal atyre që nuk janë për asgjësimin e njëra-tjetrës.

“Kjo punë nuk ka nevojë as për gjykatë, por për logjikë normale brenda dy grupeve politike që më shumë se merren me kundërshtarin, kanë një vit që merren me njëri-tjetrin. Kanë kohë e hapësirë për kompromis. Po ofroj një unë: Këto të Berishës janë shumica dhe nuk kanë vulën e logon.

Ata të tjerët t’i japin vulën dhe ky t’i japë të drejtën të kandidojë se nuk mund ta marrë të gjithë Shqipërinë ky. Ti japin sinjal njëri-tjetrit që këtu nuk jemi për të asgjësuar njëri-tjetrin. Ka të gjithë hapësirën nëse kanë dëshirë nuk kanë nevojë të shkojë në gjykata, por të bëjnë një kompromis burrash në tavolinë.

Ata të foltores t’i japin një pjesë të zonave të Shqipërisë të kandidojnë dhe këto t’i japin të drejtën e komisionerëve të përbashkët. Kjo është formula për t’u bashkuar. Nëse nuk duan bashkohen të kenë burrërinë të thonë arsyet pse nuk bashkohen ta bëjnë këtë ndarje para se të shkojnë të votojnë që edhe qytetarët ta dinë pse po votojnë këtë grup”.

SHKARKO APP